
Një fëmijë vetëm 5 vjeç, gjeti vdekjen në New York, SHBA, për shkak të një sindrome e cila lidhet me Covid-19 dhe që ka prekur 73 vogëlushë në këtë shtet.
“Është një lajm shumë i dhimbshëm dhe hap një kapitull të ri, pasi shumë njerëz gjenin ngushëllim tek fakti se fëmijët nuk infektoheshin”, deklaroi guvernatori i New York, Andrew Cuomo.
Departamenti i shëndetit në New York, flet për “sindromë inflamatore multisistemike e lidhur me Covid-19, me karakteristika që lidhen me sëmundjen e Kawasaki”.
Pjesa më e madhe e fëmijëve të prekur rezultoi pozitiv ndaj koronavirusit, ose ka zhvilluar antitrupa ndaj Covid-19.
Cuomo tha se departamenti i shëndetësisë do të verifikojë nëse fëmijë të tjerë ishin prekur nga sindroma. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





