Transmetuar më 08-05-2020, 23:36

Një ngjarje e tmerrshme ajo që ka ndodhur në një fast food në Çikago të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ku një vogëlushe është abuzuar seksualisht.

Christopher Puente, 34 vjeç, është personi që shihni në fotogaleri i cili ka përdhunuar fëmijën vetëm 3 vjeçe në banjën e fast food Mc Donalds.

Ngjarja ndodhi ndërsa në lokal ndodhej babai me djalin në moshë më të vogël.

Babai shoqëroi vogëlushen në banjë dhe ky ishte momenti kur agresori përfitoi dhe abuzoi me të voglën.

Pikërisht teksa prindi hyri në një tjetër banjë të ndërronte të voglin, autori kreu përdhunimin e tmerrshëm.

Babai dëgjoi klithmat e të bijës dhe vrapoi në banjë dhe e hapi forcërisht duke u përballur me skenën e rëndë. Instinktivisht mori të bijën dhe e çoi në tavolinë ku të ishte më e sigurt dhe u kthye në banjë, por agresori ishte zhdukur.

Megjithatë krimineli është arrestuar.

Autoritetet thanë se ngjarja ndodhi më 19 shkurt, kurse arrestimi i të dyshuarit disa ditë më vonë. Këto ditë, po procedohet me gjyqin ndaj krininelit dhe zyrtarët kanë zbuluar se ai ishte arrestuar edhe 13 herë të tjera për ngjarje të ndryshme kriminale.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd