Transmetuar më 08-05-2020, 18:10

Në 24 orët e fundit në Itali humbën jetën 243 persona, të infektuar me koronavirus.
Autoritetet shëndetësore kanë raportuar po ashtu edhe për 1 mijë e 327 raste të reja.
Sa i përket të shëruarve së fundmi, ata janë 1 mijë e 663 pacientë.
Kështu, në Itali janë regjistruar në total 30 mijë e 201 viktima që prej shpërthimit të pandemisë.
Prej disa ditësh autoritetet kanë lehtësuar masat për qytetarët. /k.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





