
Një ditë pasi morën detyrën, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka uruar tre gjyqtarët e rinj të Gjykatës së Lartë.
Yuri Kim thotë se këta gjyqtarë po tregojnë vendosmëri për të ofruar drejtësi efektive, ndërsa funksionimi i Gjykatës së Lartë është thelbësore për Reformën në Drejtësi.
“Urime gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë për marrjen menjëherë përsipër të detyrave të tyre.
Gjyqtarët po tregojnë vendosmërinë e tyre për të ofruar drejtësi në mënyrë efektive. Gjykatë e Lartë funksionale është thelbësore për zbatimin e reformës në drejtësi”, ka shkruar ambasadorja.
Ndërkohë, Gjykata e Lartë prej kohësh ka qenë jashtë funksionit dhe për pasojë dosjet janë bërë “mal” në këtë institucion të drejtësisë. /k.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





