Dobësohuni me hilenë e makaronave të ftohta, që shumë pak i konsumojnë
Transmetuar më 08-05-2020, 15:36

Është e vërtetë që këtë vit të flasësh për provën e rrobave të banjës duket çuditshëm, duke pasur parasysh kufizimet dhe paqartësinë nëse do të rrimë në shtëpi, apo se si do të shkojmë në plazh.

Por gjithsesi shumica e njerëzve kanë qëndruar në karantinë në këtë periudhë dhe domosdoshmërisht kanë shtuar në peshë.

Ndaj për të humbur disa kilogramë në këtë periudhë karantine, vijnë në ndihmë makaronat e ftohta, të cilat shumë pak i preferojnë.

Mund të duket në kundërshtim me atë që kemi dëgjuar për makaronat, por kur janë të ftohta ose ringrohura, përmbajnë shumë më pak kalori nga sa kur i hamë të ngrohta.

Pse? Sepse tek makaronat e ftohta ndryshon struktura e amidonit, e cila bëhet rezistente ndaj enzimave që ndërhyjnë në procesin tretës.

Ndër të tjera makaronat e ftohta rezultojnë më të pasura me fibra dhe reduktojnë nivelin e sheqerit në gjak, i cili është përgjegjës për shtimin e peshës. /a.y/noa.al

Loading...