Të ndarë me litarë, shihni se si do të bëhet plazh këtë vit
Transmetuar më 08-05-2020, 14:26

Tema e plazhit është më e diskutuara në këtë periudhë kufizimesh prej koronavirusit.

Një model mbi mënyrën se si do të bëhet plazhi këtë vit mund ta shihni në fotogaleri dhe është ideuar nga Spanja.

Pamjet vijnë nga plazhi Silgar në Galicia, i cili është menduar të ndahet në pesë zona të ndryshme sipas grupmoshave.

Në të, hapësirat ndahen me litar, me një distancë prej 1.5 metër, duke i detyruar turistët që të qëndrojnë brenda sipërfaqes së diktuar, prej 9 metër katrorë.

Po ashtu në plazh do të ketë një hapësirë për shëtitje dhe lodra dhe tjetra për dushet publike dhe tualetet.

Ndërkohë teksa në Shqipëri është përfolur për një distancë rreth 3 metër të çadrave në plazh. Sa i takon larjes në det turistët duhet të mbajnë distancë prej tre metrash me përjashtim të rasteve kur prindërit kujdesen për fëmijët.

Loading...