Transmetuar më 08-05-2020, 12:02

Presidenti Ilir Meta thotë se është përgjegjësi e Këshillit të Lartë Gjyqësor që të marrë vendim lidhur me mandatin e kreut të emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani.

“Kjo përgjegjësi i mbetet vetëm KLGJ dhe askujt tjetër”, tha Meta, i cili javë më parë e ka njoftuar KLGJ se Dvoranit i ka mbaruar mandati qysh prej vitit 2014 në Gjykatën e Lartë, por për shkak të mungesës së gjyqtarëve ka qenë anëtar, ndonëse mbante detyrën e kreut të KED.

Po ashtu ai përshëndeti edhe vendimin e ministrisë së Arsimit, për shtyrjen e zgjedhjeve në Universitete, duke thënë se “Është një vendim i arsyeshëm dhe ishte i pritshëm sepse në një periudhë të vendosur nga parlamenti si fatkeqësi natyrore ishte jo e mundur për të mbajtur zgjedhje gjithëpërfshirëse dhe demokratike siç duhet të meritojnë dhe universitetet tona”. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd