Transmetuar më 08-05-2020, 11:53

Operatorët turistikë në vend i kanë dërguar një letër Kryeministrit Edi Rama, duke i kërkuar heqjen e kufizimit të lëvizjes dhe hapjen e turizmit të brendshëm.

Në letrën e Unionit Turistik, kërkohet që për të shpëtuar turizmin, të ndiqet modeli i fqinjëve dhe të hiqet kufizimi i lirisë së lëvizjes.

Unioni Turistik shprehet se duhet që të hapet edhe turizmi i organizuar dhe se hapja graduale e turizmit është mundësi që kjo industri të ripërtërihet.

Po ashtu në letër thuhet se referuar situatës aktuale, e cila sipas specialisteve konsiderohet më e stabilizuar dhe rënies se virulencës së virusit, ka ardhur koha që të hiqet fasha orare e vendosur për lëvizjen e qytetarëve dhe të rakordohet me vendet kufitare në mënyrë që të hartohet një plan i përbashkët për sa i përket hapjes për qëllime turizmi.

“Konstatojmë se në qoftë se nuk hiqen kufizimet e lëvizjes për qytetarët në mënyrë që të shfrytëzohet turisti vendas dhe së paku nga 18 maji nuk hapen kufijtë me vendet kufitare ky sektor do të ndeshet me pasoja shumë të rënda dhe një numër i madh i këtyre subjekteve pritet të falimentojë”, deklarohet më tej. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE