Transmetuar më 08-05-2020, 11:15

Ministria e Arsimit shtyn zgjedhjet në universitete të parashikuara për tu mbajtur më 12 qershor.

Lajmin e ka bërë me dije ministrja Besa Shahini, duke shkruar se data e zgjedhjeve për organet drejtuese të Institucioneve të Arsimit të Lartë shtyhet deri në një moment të dytë kur mund të sigurohet pjesëmarrje më gjithëpërfshirëse e studentëve.

“Procesi përgatitor i zgjedhjeve duhet të vazhdojë në mënyrë që IAL-të të jenë gati të fillojnë fushatën zgjedhore menjëherë pas shpalljes së datës. Shpresoj që ky urdhër të mundësojë kthimin e vëmendjes së udhëheqësve të arsimit të lartë publik tek planifikimi i mbylljes së suksesshme të vitit akademik për studentët”, shkruan Shahini. /a.y/noa.al

Zgjedhjet në Universitete/ Reagon Meta: Procesi të jetë transparent e gjithëpërfshirës

Zgjedhjet në Universitete/ Reagon Meta: Procesi të jetë transparent e gjithëpërfshirës

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd