
Policia italiane e Genova dhe Chiavari ka arrestuar tre shqiptarë, të akuzuar për shpërndarje kokaine tek klientë të pasur.
Hetimet lidhur me operacionin nisën në vitin 2017, ku rezultoi se grupi i përbërë nga shqiptarë, italianë dhe tunizianë, shisnin kokainë në mënyrë profesioniste.
Hetimet ndaj tyre nisën pas një kontrolli në shtëpinë e një mjeku në Chiavari, ku u gjet 35 gramë kokainë për përdorim personal.
Grupi kriminal drejtohej nga shqiptari Florian Zeqiri, i cili u arrestua këtë të enjte bashkë me dy bashkëkombasit e tij Armando Ahmeti, Enkelejd Kapaj dhe dy bashkëpunëtorët e tyre, tuniziani Mourad Aousji dhe italiani Massimo Gallio.
Hetimet zbuluan se grupi i arrestuar janë pjesë e së paku 150 episodesh të shpërndarjes së kokainës. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





