Mbyllje në kafaz dhe dhunë e egër, dënimet e frikshme për ata që s’respektojnë izolimin
Transmetuar më 08-05-2020, 09:55

Situata e re e krijuar prej koronavirusit, bëri që të praktikohen masa të reja ndëshkuese në shtete të ndryshme të botës.

Metoda ndër më të egrat vijnë nga El Salvadori, prej nga vijnë pamje shokuese.

Në fotogaleri mund të shihni qytetarë të arrestuar për shkelje të masave, të mbyllur në kafaz dhe të zhveshur, rrihen me shkop gome.

Jo vetëm kaq por ata janë dezinfektuar në grup, me produkt të fortë dezinfektues, i cili është i dëmshëm për njeriun.

Personat e ndëshkuar janë një grup të rinjsh të cilët kishin thyer izolimin, duke shkuar në një ambulancë ku ndodhej një i infektuar.

Skena të tilla krijojnë shqetësim, lidhur me pasojat e shkaktuara nga pandemia që goditi botën.

Në El Salvador deri më tani numri i viktimave nga Covid-19 është 15, ndërsa i të infektuarve 742. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE 

Loading...