Transmetuar më 08-05-2020, 01:15

Shqipëria do të hapë kufijtë ajrorë dhe tokësorë më 18 maj. Kryeministri Rama e bëri njoftimin në mbledhjen e sotme me Këshillin e Ekspertëve: "Më 18 maj ne hapim kufijtë, tokësorë dhe ajrorë. Prandaj Ministria e Shëndetësisë të përgatisë broshura informuese për qytetarët dhe masat që duhet të merren“, – u shpreh Rama.

Në mbledhje z.Rama tha edhe se: “Do të konsultojmë me ju të gjitha masat. Deri në datë 18 janë ato që janë pastaj do të vijë procesi i hapjes dhe flukseve për të hyrë në Shqipëri nga ajri apo toka, aty do të jetë një tjetër sfidë për të respektuar rregullat e karantinimit në shtëpi për ata që do të hyjnë në Shqipëri”.

Kufijtë ajrorë dhe detarë u mbyllën më 15 mars si pasojë e masave ndaluese kundra koronavirusit.

Hapjen e kufijve e paralajmëroi dje edhe ministri i Turizmit, Blendi Klosi. Ai tha se në fund të majit mbërrijnë çarterët e parë me turistë dhe disa ditë më herët hapen edhe kufijtë tokësorë.

Në mbledhjen e Komitetit Teknik të Ekspertëve për Covid-19, z.Rama njoftoi dhe lejimin e grumbullimeve deri në 10 persona.

Shënim i NOA: Pavarësisht se sipas autoriteteve, tani lejohet grumbullimi deri i dhjetë personave, ne rekomandojmë fort që të shmanget plotësisht grumbullimi në mjedise të mbyllura dhe të hapura me persona jashtë familjes, për sa kohë virusi COVID-19 është ende i pranishëm në Shqipëri. Që të gjithë duhet të jenë të kujdesshëm që të respektojnë distancimin fizik jo më pak se 1.5 metër, si dhe të dezinfektojë duart sa herë prek sipërfaqe të ndryshme që mund të jenë prekur më parë nga njerëz të tjerë