U varros e gjallë nga i biri, momenti kur policia nxjerr të gjallë nga varri të moshuarën pas disa ditësh
Transmetuar më 07-05-2020, 23:26

Pamje shokuese vijnë nga Kina e largët ku Policia në këtë vend ka zhvarrosur një  grua të moshuar me aftësi të kufizuara.

Dyshohet se e ndjera u varros e gjallë nga i biri.

Ngjarja raportohet nga Daily Mail, të ketë ndodhur në rajonin Jingbian, të provincës Shaanxi, në Kinën veri-perëndimore.

Autoritetet u njohën me rastin, përmes një telefonate të bërë nga gruaja e djalit e të moshuarës.

Edhe pse kishte tre ditë nën tokë, pa ujë dhe ushqim, e moshuara fatmirësisht arriti të mbijetonte dhe aktualisht ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Djali mësohet se është arrestuar nga policia, ndersa nuk dihen ende shkaqet që çoi në këtë veprim makabër./noa.al/

Loading...