Transmetuar më 07-05-2020, 21:39

Aktori Albano Bogdo ka treguar detaje nga jeta e tij personale që në shumë raste është bërë edhe publike.

I ftuar në “Glamour zone”, Bogdo ka treguar edhe konfliktet që ka pasur me të dashurën e tij.

Në një fraksion të publikuar nga promoja e emisionit në Instagram, aktori dëgjohet të thotë se i ka hedhur edhe rrobat nga ballkoni.

“I kam hedhur rrobat nga ballkoni, e nxorra nga shtëpia në dy të natës…”- dëgjohet të thotë ai.

“Nxirret femra nga shtëpia në dy të natës…?“- e pyet moderatorja.

“Po ja… nxirret,”- thotë si më tej.

Para pak muajsh, aktori i humorit Albano Bogdo bëri me dije se po përjeton një histori dashurie.

Një vit më parë, Albano rrëfeu luftën e tij me ankthin dhe depresionin, që e çuan në konsumimin e pijeve alkoolike dhe më pas në ndarjen nga e fejuara. Nuk dimë të themi nëse vajza që ka përjetuar çmenduritë e aktorit është ish-e fejuara apo e dashura që ka aktualisht.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd