“Ata që përloten e bëjnë flluska me vdekjen e Maks Velos e lanë në vetmi se nuk i leverdiste”
Transmetuar më 07-05-2020, 20:18

Ndarja nga jeta e Maks Velos komentohet nga publicistja Brizida Gjikondi. Duke theksuar faktin se i ndjeri kishte zgjedhur vetminë në botën e tij plot ngjyra dhe dritëhije, Gjikondi konstaton se disa sot, pas ikjes së Velos nga kjo botë, po përloten dhe bëjnë flluska me vdekjen e tij.

"Përherë e shihja të vetmuar, e zgjidhte vetminë apo i rrinte mirë në botën e tij plot ngjyra e dritë hije. Këtë nuk e kuptova. Dhe nuk doja ta kuptoja…".

Gjikondi kujton dhe një moment domethënës: "Maks Velos i rrinte mirë vetmia, vetmia nga pushteti i një piktori të çartur… Dhe vetmia nga ata që ia shkulën mikrofonin kur fliste gjithë shpirt për ruajtjen e Teatrit dhe gjithë ansamblit të ndërtimeve historike të Tiranës së tij".

Ajo që është e papranueshme për Gjikondin është teksa sheh ata që e lanë në vetmi pikërisht se nuk i leverdiste:

"Sot shikoj shumë që "përloten" dhe bëjnë fluska me vdekjen e tij. Ata, pikërisht ata, që s’ia kuptuan shpirtin se nuk ju leverdiste… Dhe i lanë vetminë si të vetmen zgjidhje", përfundon Brizida Gjikondi. /noa.al/

Maks Velo

Loading...