Transmetuar më 07-05-2020, 18:37

Edhe Presidenti Ilir Meta ka përcjellë lajmin e ndarjes nga jeta të arkitektit Maks Velo.

“Si një prej figurave më novatore të artit shqiptar, simbol i antikonformizmit dhe lirisë së mendimit, piktor e arkitekt i shquar që luftonte pakompromis transformimet e shfrenuara urbane, intelektual aktiv që jetoi dy epoka duke provuar vuajtjet e burgjeve të diktaturës, shkrimtar e studiues i njohur, kjo ikje e Tij le pas një boshllëk të pazëvendësueshëm në shoqërinë shqiptare”, shkruan kreu i shtetit në rrjetet sociale.

Arkitekti shquhej për idetë e tij kritike në mbështetje të interesit publiku, fakt ky që do mungojë sipas Presidentit.

“Maks Velo dhe zëri i Tij kritik do t’i mungojë në veçanti mbrojtjes së interesit publik në këtë periudhë të brishtë institucionale dhe demokratike”, shkruan Meta. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd