Transmetuar më 07-05-2020, 17:03

Larja e duarve është përmendur shpesh këtë kohë si një ndër këshillat e mjekëve për t’u shmangur nga prekja e viruseve.

Por fëmijët janë ata të cilët kur luajnë në natyrë janë më të pakujdesshëm.

Por prindërit duhet të kenë parasysh një fakt se mijëra mikrobe dhe baktere qëndrojnë në duart e të vegjëlve pas një loje.

Ndërkohë, mediat britanike kanë shpërndarë disa foto të frikshme të sasisë së baktereve dhe mikrobeve që gjenden në dorën e një fëmije pas një loje jashtë.

Ka qenë ekspertja Tasha Sturm, e cili priti derisa djali i saj u kthye nga një lojë në natyrë, por para se të shkonte për të larë duart ajo mori një pjatë dhe vendosi dorën e fëmijës.

Më pas pjatën transparente e bëri me solucion që tregonin bakteret. Sturm i tregoi fotot më pas në orën e biologjisë.

Ajo tha se dhimbjet në stomak duhet të jenë arsye të mjaftueshme për të larë duart të paktën dy herë në ditë. /k.k/noa.al/