Transmetuar më 07-05-2020, 16:38
Foto ilustruese

Një 30-vjeçar është vënë në pranga pasi u kap me një sasi kokaine në makinën e tij, dhe në gjendje të dehur.

Ai është identifikuar me inicialet K.Ll, banues në Vlorë.

Në lagjen "16 Prilli" të Fierit, i riu është kapur duke drejtuar automjetin e tij në gjendje të dehur, dhe gjatë kontrollit në mjet, poshtë sedilies iu gjet një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë.

Droga ishte ndarë në doza të vogla, gati për shitje.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Drejtimi i mjetit në gjendje të dehur". /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd