Pamje shqetësuese! Trupa të vdekur nga koronavirusi mbushin rrugët e Ekuadorit
Transmetuar më 07-05-2020, 14:30

Një skenë shqetësuese e denjë për filmat horror, vjen nga Ekuadori, ku trupat e vdekur të viktimave të koronavirusit, shihen të shtrirë nëpër rrugë.

Deri më tani në vend, janë shënuar 1618 viktima dhe 29.420 të infektuar.

Por numri në rritje i viktimave, ka bërë që situata të bëhet e vështirë për tu përballuar.

Ekspertët e mjekësisë ligjore u panë teksa merrnin kufomën e një burri 65-vjeçar, i cili dyshohet se ka vdekur nga koronavirusi, raporton Daily Mail.

Ekuadori është vendi i tretë më shumë i prekur në Amerikën e Jugut pas Brazilit dhe Meksikës, çka ka bërë që të kërkohet zgjatja e masave kufizuese.

Loading...