Transmetuar më 07-05-2020, 13:37

Gjykata e Tiranës ka dhënë vendimin ditën e sotme, për 24 të akuzuarit për krijimin e skemave të mashtrimit me TVSH.

Ata janë shpallur fajtor për veprat penale “Krijimin e skemave mashtruese lidhur me TVSH”, “Fshehje e të ardhurave” dhe “Mospagim i taksave dhe tatimeve”, duke u dënuar në total me 46 vite e katër muaj burg, ndërkohë që avokatët paralajmërojnë apelimin. Dënimi ndaj tyre u dha me gjykim të shkurtuar.

Një skemë e 20 subjekteve që bashkëpunonim me njëri-tjetrin përmes faturave fiktive në një shumë totale prej 34 milionë eurosh, me qëllim uljen e pagesave mujore të TVSH-së si dhe rritjen fiktive të shpenzimeve, në mënyrë që të paguanin më pak tatim fitim u zbulua nga  Drejtoria e Hetimit Tatimor, duke i shkaktuar buxhetit një dëm prej rreth 18 milionë euro. Nga analizimi dhe studimi i të dhënave shoqëritë objektit të hetimi kanë funksionuar si satelit ndërmjetës duke u përdorur nga shoqëri riimportuese që operojnë në fushën e artikujve ushqimore për të shkarkuar vlerën totate rreth 34 milionë euro, e cilat më pas nga këto subjekte është bërë e mundur që kjo vlerë të injektohet në mënyrë direkte në shoqëri tregtare që operojnë në fushën e ndërtimit, këto të fundit me kontabilizimin e kësaj vlere kanë ulur pagesën e TVSH mujore, si dhe duke rritur fiktivisht shpenzimet vjetore duke ulur në këtë mënyrë normën e Tatim fitimit.

Si u dhanë dënimet: Adrian Zeqo-1 vit e 4 muaj burg; Aleksandër Gusho-1 vit burg; Asim Çaçi-8 muaj burg; Bledar Metko-8 muaj burg; Bruno Osmani-1 vit burg; Diana Ramizi-1 vit burg; Drita Frangaj-1 vit e 8 muaj burg; Emiljano Frroku-1 vit e 8 muaj burg; Erisa Islam-1 vit burg; Gentjan Dedja-1 vit burg; Gerdi Laho-8 muaj burg; Kristi Rrënja-1 vit burg; Lirim Jella-1 vit e katër muaj burg; Kudret Memaga-1 vit burg; Lumturije Murati-1 vit e 8 muaj burg; Myfaret Ballushi-1 vit burg; Rigerta Bakijasi-8 muaj burg; Santiljano Çifligu-1 vit burg; Xhon Lama-1 vit e 8 muaj burg; Dashamir Ymeraj-6 vite e 8 muaj burg; Enver Sheshi-6 vite burg; Valter File- 4 vite burg; Nefail Jaho-4 vite burg; Robert Shabani-4 vite e 8 muaj burg. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd