Transmetuar më 07-05-2020, 13:29

Psikologia Enertila Bekteshi ka folur në lidhje me menaxhimin e shëndetit mendor gjatë periudhës së pandemisë së COVID-19.

Bekteshi ishte e ftuar të mërkurën në emisionin “Pasdite me Xhaxhiun” në Fax News, dhe u është përgjigjur pyetjeve më të shpeshta që i janë bërë këto kohë.

Moderatori Xhaxhiu, ka inskenuar një vizitë tek psikologia dhe e pyeti për zbehjen dëshirës seksuale, gjatë kohës së pandemisë së COVID-19.

Gazetari tha, “Jam në dilemë t’ia bëj apo mos t’ia bëj këtë pyetje, por për transparencë është një pyetje që ju e bëni të gjithë. Psikologe më ka ikur dëshira për seks me gruan?”.

Në këtë moment psikologia ia ktheu, “Ti qene shumë i çuditshëm. Në këtë kohë dëshira seksuale besoj se është ndryshe nga herët e tjera. Ju ndoshta jeni pak i stresuar, por do të thoja se kontakti me të dashurën tuaj me partneren, është mënyrë shumë e mirë për ta shfrytëzuar dhe është shumë relaksuese”.