Transmetuar më 07-05-2020, 13:02

Një vdekje tragjike është shënuar mesditën e sotme, ku një person ka ndërruar jetë pas rrëzimit nga lartësia.

Ngjarja është shënuar, rreth orës 12:30, në lagjen Nr.17, Durrës.

Nga të dhënat paraprake policia bën me dije se është rrëzuar aksidentalisht nga kati 7-të i banesës, G.D.,47 vjeç, i cili dyshohet se vuante nga shëndeti mendor.

Si pasojë e dëmtimeve të pësuara nga lartësia e madhe, 47-vjeçari ka gjetur vdekjen.

Aktualisht grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd