Transmetuar më 07-05-2020, 12:00

Kryeministri Edi Rama mbajti mesditën e sotme një mbledhje online me Komitetin Teknik të Eksperteve për situatën e koronavirusit.

Kreu i qeverisë shprehu shqetësim se nëse nuk respektohen rregullat e thjeshta, mund të biem pre e një vale tjetër infektimi.

“Vala e dytë nuk është një riardhje e virusit me forca të reja, por është dorëzimi i njerëzve për shkak të sjelljes së gabuar në pushtetin e  virusit. Është një sfidë e madhe, të shpresojmë që të jemi të kujdesshëm dhe njerëzit të bëjnë si duhet detyrat e tyre të thjeshta”, u shpreh kreu i qeverisë.

Po ashtu ai deklaroi se deri në datë 18 maj do të vijojnë ato masa që janë.

"Më tej do të fillojë procesi i flukseve qoftë nga ajri apo toka dhe aty do të fillojë të kërkohet respektimi i rregullave të karantinimit. E vetmja gjë që mbetet shqetësim është transporti publik me autobus apo fugona, sidomos ndërqytetas, po shohim të gjejmë një formulë kompromisi për këtë”, deklaroi Rama. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd