
Mjeku i njohur infeksionit Tritan Kalo, iu bën thirrje qytetarëve që hapjen graduale dhe lehtësimin e masave të marra për koronavirusin, të mos e konsiderojnë si “shqyerje”.
Deklarata e tij u bë mesditën e sotme gjatë video-konferencës së Kryeministrit Edi Rama me Komitetin Teknik të Eksperteve për situatën e Covid-19.
Ai tha se me hapjen graduale, ajo që mua më brengos është fakti që “Hapja mos të konsiderohet si ‘shqyerje’. Qytetarët duhet të respektojnë rregullat në vijimësi”.
Kalo shtoi se do të jetojmë në një kohë kur do të kemi koronavirusin dhe infeksione të tjera.
Sipas tij, ekzistojnë dhe do të shtohen më shumë dhjetëra infeksione.
“Kthimi i rasteve do mundet të ndodh vetëm nëse nuk respektohen masat. Nuk do të kemi kthim të valës së madhe të COVID në vjeshtë, por do të jetë i përzërë me infeksione të tjera. Në vjeshtë, qarkullojnë dhe 3 viruse të tjera. Pra do të jetë përzierje të infeksioneve. Individët që kanë mundur të respektojnë masat, vetveten, jetën dhe kushtet në të cilat jetojnë, duke jetuar në një mjedis sipas shfaqesh së COVID-19, shpresoj që mos të ekzagjerojnë këto kapacitet. Për sa kohë nuk kemi një antiviral, një vaksinë, do jetë infeksioni që do të bëjë imunizimin dhe më pas popullata do të bëjë shkëputjen e zinxhirit”, u shpreh Kalo. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





