Transmetuar më 07-05-2020, 11:39

Gazetarja e RTK-së në Kosovë, Gjeraqina Tuhina është vënë në një situatë të sikletshme teksa po raportonte nga Brukseli mbi Samitin e Zagrebit.

Ajo ishte duke folur nga shtëpia, por në një moment është ndërprerë nga djali i saj i vogël.

Pavarësisht kësaj, gazetarja ka vazhduar raportimin e saj duke u munduar të qetësonte djalin e saj të vogël.

Skena të ngjashme kanë ndodhur edhe në televizione të tjera të botës këto kohë, kur pjesa më e madhe e raportimeve bëhet nga shtëpia.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd