Transmetuar më 07-05-2020, 11:23

Në të gjithë Shqipërinë nga 842 persona të konfirmuar me koronavirus, 206 prej tyre janë raste aktive.

Kjo shifër u konfirmua në raportin e 24 orëve të fundit ku u raportuan10 raste të reja, prej tyre 3 në Tiranë, 3 në Krujë, 2 në Shkodër dhe 2 në Kamëz.

Përfaqësuesja e Institutit të Shëndetit Publik, Rovena Daja deklaroi se numri më i madh i rasteve aktive është në Tiranë, ku raportohen 96 të tillë.

Pjesa më e madhe e të prekurve po ndiqen nga mjeku i familjes ose janë asimptomatikë, ndërsa momentalisht në dy spitalet COVID, në spitalin infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi”, aktualisht janë të shtruar 38 pacientë dhe vetëm 7 prej tyre janë në terapi intensive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si Tiranë 96; Krujë  69; Shkodër 16; Kamëz 8; Kurbin 4; Elbasan 3; Fier 3; Mirditë 2; Berat 2; Durrës 1; Korçë 1 dhe Lezhë 1.

Nga 31 viktimat, në Tiranë janë shënuar 18 humbje jete, në Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2 dhe Kukës 1. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd