

Konfirmohen 10 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, të cilët kanë rezultuar pozitiv nga testimet e kryera
Ky numër del nga 275 testime të kryera në orët e fundit, prej tyre 3 në Tiranë, 3 në Krujë, 2 në Shkodër dhe 2 në Kamëz.
Përfaqësuesja e Institutit të Shëndetit Publik, Rovena Daja deklaroi se që nga fillimi i epidemisë deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 842 qytetarë, ndërsa 605 prej tyre tashmë janë shëruar.
Në të gjithë vendin aktualisht janë 206 persona aktivë me COVID-19.
Pjesa më e madhe e të prekurve po ndiqen nga mjeku i familjes ose janë asimptomatikë, ndërsa momentalisht në dy spitalet COVID, në spitalin infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi”, aktualisht janë të shtruar 38 pacientë dhe vetëm 7 prej tyre janë në terapi intensive.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon për qytetarët që të vazhdojnë të respektojnë distancimin fizik dhe të mbajnë higjienën personale, po ashtu bizneset e hapura të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë.
Ftojmë qytetarët të mos neglizhojnë shenjat e COVID19 dhe të telefonojnë menjëherë urgjencën kombëtare 127 në rast se kanë dyshime se janë të prekur nga ky virus.
Për të kontaktuar mjekun e familjes, për pyetje në lidhje me COVID19, për këshillim psikologjik në rast të shfaqjes së shenjave të ankthit apo shqetësime të tjera, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si Tiranë 96; Krujë 69; Shkodër 16; Kamëz 8; Kurbin 4; Elbasan 3; Fier 3; Mirditë 2; Berat 2; Durrës 1; Korçë 1 dhe Lezhë 1.
Deri më ditën e sotme 7 maj janë kryer 9806, prej tyre 842 raste pozitive, 605 të shëruar dhe 206 raste aktive.
Nga 31 viktimat, në Tiranë janë shënuar 18 humbje jete, në Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2 dhe Kukës 1.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





