Transmetuar më 07-05-2020, 10:19

Një tentativë grabitje ka përfunduar me plagosje me armë zjarri në Fushë Krujë.

Ngjarja e rëndë është shënuar rreth orës 02:25 të mëngjesit të sotëm, në fshatin Kameras, Fushë Krujë.

Gjatë një tentative  për vjedhur bagëti të imëta në një stallë në pronësi të shtetasit Ardian Babasi, 44 vjeç, ka mbetur i plagosur me armë zjarri i zoti.

I plagosuri ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Në ambientet e policisë janë shoqëruar disa persona të dyshuar ai autorë të ngjarjes.

Aktualisht grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd