Transmetuar më 07-05-2020, 09:27

Këngëtarja e njohur Adelina Tahiri dhe partneri i saj, Serjozha Markov në gusht të vitit 2018 u bekuan me ardhjen në jetë të vogëlushit të tyre të cilin e pagëzuan me emrin Jon.

Jon është tashmë 1 vjeç e gjysmë dhe mami Adelina po mendon të bëjë një fëmijë të dytë.

Në një bisedë me Skype në emisionin “Ftesë në5” ajo u pyet lidhur me planet për zgjerimin e familjes dhe Adelina tha se është gati për një fëmijë të dytë.

Megjithatë, ka diçka që e pengon. Këngëtarja tha se nuk e përjeton mirë shtatzëninë, pasi me Jonin shtoi shumë kile.

Ajo tha se periudha e pritjes së ëmbël për të ishte e vështirë, pasi edhe temperaturat e larta e përkeqësonin edhe më shumë situatën.

“Çdo ditë e mendoj por nuk mund ta nis. Nuk më pengon gjë por periudhën e shtatzënisë e kam shumë bezdi, e kam përjetuar shumë keq. Nuk e dua atë pjesën kur jam me barrë se më duket vetja shumë e rëndë pasi unë jam tip hiperaktiv nuk mund të rri shtrirë, nuk mund të veprojë me një peshë më të rëndë pasi unë shtova shumë kilogramë. Dhe sidomos në muajt e fund isha në periudhën më të nxehtë në stinën e verës. Unë i dua shumë fëmijët dhe Jonin nuk do ta le vetëm”, tha këngëtarja.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd