Transmetuar më 07-05-2020, 09:12

“Po ndjekim një rrugë kurajoze, mjafton që situata të mos na rrëshqasë nga duart”.

Kancelarja gjermane Angela Merkel nuk ndryshon strategji në njoftimin e masave të reja për përballimin e situatës së koronavirusit, duke njoftuar hapjen e kujdesshme.

Merkel kërkon ruajtjen e distancës sociale me së paku një metër, ndërkohë që lejohen takimet e mundshme mes dy familjeve.

“Kjo është dita e dytë e normalitetit të ri”, deklaroi Merkel të mërkurën, duke folur për hapjen e shkollave dhe dyqaneve.

Po ashtu janë lejuar aktivitetet sportive në ambient të hapur, ndërkohë që në mes të muajit maj do të nisë edhe Bundesliga e futbollit, por ndeshjet do të luhen pa publik.

Deri më tani në Gjermani numri i viktimave ka shkuar në 7275, ndërsa i të infektuarve në 168.162. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd