Transmetuar më 07-05-2020, 09:00
Automatiket dhe fisheket e sekuestruar

Policia e Kurbinit thotë se ka parandaluar një ngjarje të rëndë kriminale në familje, duke vënë në pranga kryefamiljarin.

Mbrëmjen e kësaj të mërkure u arrestua në kushtet e flagrancës shtetasi Xh. J., banues në fshatin Shullaz, Kurbin.

I dyshuari akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij, në banesë.

Policia, me marrjen e njoftimit, ka ndërhyrë menjëherë duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të dhunës dhe ka vënë në pranga autorin.

Gjatë kontrollit të ushtuar në banesën e Xh. J., policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri automatik me 3 krehra dhe municion luftarak, 1080 fishekë.

Ndaj të dyshuarit hetimet janë ende në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Kurbinit për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Armëmbajtja pa leje”. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd