Transmetuar më 07-05-2020, 08:49

Zëdhënësi i Presidentit të Brazilit, Jair Bolsonaro, ka dalë pozitiv ndaj testit të koronavirusit.

Ky fakt u konfirmua me një deklaratë zyrtare, duke konfirmuar të infektuarin e radhës, mes bashkëpunëtorëve të Presidentit, i cili ka refuzuar masat e distancimit social.

I infektuari është gjenerali Otavio Rego Barros, 59 vjeç, një prej fytyrave më publike të administratës.

Aktualisht ai ndodhet i izoluar në shtëpi dhe po ndjek protokollet e rekomanduara.

Qysh nga nisja e epidemisë janë më shumë se 20 funksionarë të lartë të Bolsonaro të infektuar, mes tyre edhe shefi i komunikimit Fabio Wajngarten dhe ministri i Sigurisë kombëtare, Augusto Heleno.

Vetë Bolsonaro ka deklaruar se ka dalë negativ. Deri më tani në Brazil numri i viktimave nga Covid-19 ka shkuar në 8.588, ndërsa i të infektuarve në 126.611. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd