Transmetuar më 07-05-2020, 07:42

Përditësuar- Numri i viktimave prej koronavirusit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë 24 orëve të fundit ka arritur në 2.528 duke e çuar në 74.799 shifrën e përgjithshme.
NJë ditë më parë u regjistruan 2.333 të vdekur.
Gjatë ditës së mërkurë 6 maj u evidentuan 25.459 të infektuar të rinj me COVID-19. Numri total i të prekurve ka shkuar në 1.263.092. Në total janë bërë mbi 8 milionë testime.
Aktualisht janë 975 mijë njerëz nën mbikëqyrje mjekësore, nga të cilët 15.827 në gjendje kritike.
Deri tani rezultojnë afro 212 persona të shëruar. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





