Transmetuar më 07-05-2020, 00:05







Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen e një të riu shqiptar ka ndodhur në Itali.
Mediat italiane shkruajnë se bëhet fjalë për një të ri në moshën 29-vjeçare, Romario Spaneshi.
Ngjarja ndodhi tragjikisht, më 5 maj, ku ndërroi jetë pasi u shtyp nga vinçi i kompanisë në të cilën punonte.
Drejtuesi i mjetit të tonazhit të rëndë, dyshohet i futi marshin e kundërt vinçit, kur goditi të riun shqiptar, për të cilit fatkeqësisht nuk kishte asgjë për të bërë.
Urgjenca mbërriti menjëherë në vendngjarje, por vetëm sa konfirmoi vdekjen e 29-vjeçarit.
Vijojnë hetimet në lidhje me ngjarjen nga autoritetet italiane./noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





