Shqiptari nga Kosova i infektuar me koronavirus, ndërron jetë në Gjermani
Transmetuar më 06-05-2020, 23:50

Ndërron jetë në Gjermani një shqiptar nga Kosova, i cili ishte infektuar me koronavirus.

Bëhet fjalë për një qytetar i komunës së Gjilanit.

Myshyr Shabani, i cili ishte nga fshati Gadish, ishte i infektuar me COVID-19 dhe ka ndërruar jetë në Gjermani.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri përmes një postimi në Facebook.

“Dita55 me një lajm të trishtë për Gjilanin. Me pikëllim të thellë, ju njoftoj se ka ndërruar jetë bashkëqytetari ynë në Gjermani, Myshyr Shabani, nga fshati Gadish, i cili kishte dalë pozitiv me Covid-19. Ngushëllimet më të sinqerta familjes, fshatit dhe të gjithë qytetarëve”, shkruan Hazizi./noa.al/

Loading...