Transmetuar më 06-05-2020, 22:02

Eric Lafforgue, është një nga fotografët më me fat që ka pasur mundësinë të tregojë se si është në të vërtetë jeta në Korenë e Veriut.

Koreja e Veriut, pavarësisht propagandës së liderit të tyre Kim Jong Un që deklaron se është shtet me mirëqenie, disa foto të realizuara tregojnë një të vërtetë ndryshe.

Ndoshta ai nuk do dëshironte aspak që këto foto të qarkullonin nëpër botë.

Koreja e Veriut, duket se është në gjendje të rëndë ekonomike dhe popullsia është duke vuajtur pasojat e komunizmit.

Eric Lafforgue, i cili thuhet se ka hyrë në shtetin diktatorial fshehurazi, ndërsa atij i është ndaluar sërish hyrja tregojnë realitetin në atë vend.

“Falë kartës së memories dixhitale të, arrita të shpëtoj fotot e realizuara, që më ishin ndaluar t’i shkrepja apo duhej t’i fshija”, tregon Eric Lafforgue.

Më sipër shihni imazhet e shkrepura prej tij./noa.al/