Transmetuar më 06-05-2020, 21:46





Ndërron jetë në moshën 73-vjeçare këngëtarja nga Xhamajka, Millie Small pasi pësoi një goditje në tru gjatë kësaj jave.
Ajo ishte e njohur për hitin e saj, “My Boy Lollipop”, që zuri vendin e dytë në SHBA dhe Britaninë e Madhe në vitin 1964.
Vdekja e saj u njoftua nga themeluesi i Island Records, Chris Blackëell, i cili e quajti këngëtaren një njeri shumë të veçantë.
Ishte Blackwell që e çoi në Londër këngëtaren në vitin 1963 dhe prodhoi versionin e saj të këngës “My Boy Lollipop”.
“My Boy Lollipop”, mbetet gjithashtu një nga këngët më të shitura të të gjitha kohërave, me më shumë se shtatë milionë shitje./noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





