Transmetuar më 06-05-2020, 20:29

Dy shqiptarë janë kapur në tentativë duke trafikuar një sasi kokaine në Angli. Droga ishte përgatitur për t’u transportuar me konteinerë, dhe kapte vlerën e 1 milion paund.

Në pranga kanë rënë Mariglen Bajraktari, 20 vjeç, dhe Romario Vukzaj, 23 vjeç, të cilët u ndaluan në portit Tilbury.

Ishin punonjësit ata të cilët njoftuan autoritetet për rastin, dhe oficerët e Forcave Kufitare gjetën 16 kilogramë kokainë në një kontenjer frigoriferik, e cila kishte mbërritur në Terminalin e Kontejnerit në Londër nga Amerika Latine, të premten e kaluar.

Komandanti i degës NCA Jacque Beer tha: Ne gjithmonë i inkurajojmë punonjësit e portit të na lajmërojnë për çdo veprimtari të dyshimtë që shohin gjatë detyrës.

Jam i kënaqur që me këtë rast vigjilenca e tyre ka çuar në sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme të kokainës.

Dy shqiptarët kanë dalë sot përpara gjykatës dhe pritet vendimi në datën 3 qershor. Lënda narkotike ishte e cilësisë së pastër. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd