Transmetuar më 06-05-2020, 18:31

Shkencëtarë në të gjithë botën po punojnë për të mësuar më shumë rreth koronavirusit.

Një studiues i këtij virusi është vrarë në banesën e tij në Pensilvani të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ai ishte pjesë e studiuesve në universitetin Pittsburgh, dhe kolegët e tij kanë thënë se 37-vjeçari Bing Liu ishte afër një zbulimi të madh për koronavirusin.

“Bing ishte në prag të zbulimeve serioze mbi mekanizmat celulare të SARS -CoV-2 dhe komplikacioneve të tij.

Ne do të përpiqemi të kompletojmë punën e nisur prej tij, në formë homazhi ndaj punës së tij të shkëlqyer shkencore”, tha në një deklaratë departamenti i tij.

Ende nuk dihen arsyet e ekzekutimit të tij me armë zjarri. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd