Transmetuar më 06-05-2020, 18:09

U përcoll me bujë lajmi i ndarjes së Nevina Shtyllës nga i dashuri i saj, Arbër Myftari.

Madje fansat e moderatores në rrjetet sociale e ngacmojnë shpesh me pyetje rreth kësaj teme.

Nevina Shtylla teksa i ka kthyer përgjigje interesit të ndjekësve të saj në rrjetet sociale, e pyetur nëse do zgjidhte një partner edhe po të mos ishte mirë nga ana ekonomike, tha se për të është e rëndësishme që partneri të jetë ambicioz.

“Do zgjidhja një partner ambicioz. Do isha e bindur që do mund të kalonim çdo vështirësi. Po nuk pati synime për veten e vet, as pres të ketë për mua apo për marrëdhënien dhe të ardhmen tonë”, është përgjigjur moderatorja.

Pak ditë më parë, moderatorja Nevina Shtylla është shprehur se karantina nuk e ka gjetur çift. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd