Transmetuar më 06-05-2020, 17:58

Italia i kthehet situatës së zakonshme të ditëve më parë ku në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 369 persona të prekur me koronavirus.
Nga hetimet epidemiologjike kanë rezultuar pozitivë 1 mijë e 444 raste të reja.
Ndërkohë lajm i mirë për personat e shëruar, ku 8 mijë e 14 e kanë fituar betejën në këto 24 orë.
Italia shënon 91 mijë e 528 të infektuar me virus, ndërsa në total janë shëruar 93 mijë e 245.
Prej disa ditësh janë lehtësuar masat për qytetarët në shtetin fqinj. /k.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





