Transmetuar më 06-05-2020, 17:15

Rektorati i Tiranës shkarkon nga detyra pdagogen Majlinda Keta.

Në cilësinë e kryetares së Komisionit Institucional të Zgjedhjeve në Universitetin e Tiranës, ajo nxori urdhrin për zgjedhjet ne Universitetin e Tiranës, ndërsa më pas përcolli me e-mail njoftimin në fjalë.

Kjo sipas Rektoratit është e paprecedentë dhe në shkelje të ligjit.

Por në vendimin në fjalë renditen edhe disa shkelje të tjera që sipas UT-së ka bërë Keta.

“Ka shkelur në mënyrë flagrante rregulloren për organizimin e zgjedhjeve për autoritetet dhe Senatin Akadamik të UT, duke përgatitur, formosur dhe dërguar me email edhe në formë shkresore dokumenta, të cilat janë në shkelje të rregullores së sipërcituar.

Moszbatimi i shkresës së rektorit të UT për ndërprerjen e menjëhershme të veprimeve të paligjshme me pasoja për Universitetin”, thuhet në arsyet e shkarkimit të Ketës.

Më herët janë shkarkuar edhe pedagogët Benard Dosti, Oriona Muçollari, Gledjan Caka, Ardian Doka, Eglantina Gishti dhe Eno Lushka, pjesë e Komisionit Institucional të Zgjedhjeve në Universitetin e Tiranës. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd