Transmetuar më 06-05-2020, 16:53

Nuk ka asnjë dyshim që ekonomia e çdo vendi të prekur nga koronavirusi ka shënuar një ulje të ndjeshme, dhe efektet negative pritet të transmetohen gjatë.

Edhe ekonomisë së Shqipërisë ky virus i ka dhënë një goditje të fortë, tha Guvernatori Gent Sejko në dalje për mediat.

Ai tha se gjatë vitit 2020 pritet që të ketë një recension ekonomik, ndërsa shtoi se pritet që gjendja të kthehet në normalitet gjatë vitit 2021.

“Gjatë vitit 2020, do kemi rritje të papunësisë dhe vështirësi për bizneset. Pandemia ka dhënë efekte negative. Aktiviteti ekonomik do të ketë trend negativ gjatë 2020 dhe rritja do të nisë më 2021.

Ky skenar parashikon se pandemia do lërë gjurmë të dukshme, për një kohë të gjatë, por jo në mënyrë afatgjatë. Nga ana tjetër, nëse pandemia zgjatet edhe për 3 muaj të tjerë, do të thotë se efektet negative në ekonomi do jenë edhe më tepër”, tha Sejko.

Për këtë situatë Banka e Shqipërisë ka marrë masa për lehtësim të situates duke ulur normën bazë të interesit.

“Kemi lehtësuar koston e operimit të pagesave elektronike. Këshilli Mbikëqyrës thotë se BSH ka marrë masat e duhura për gjendjen në të cilën ndodhemi. Këshilli vendosi që të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit në nivelin 0.5 përqind. Ulet kostoja e kredisë për biznesin e vogël. Biznesi i vogël fleksibël me modelet e reja”, tha Sejko.

Guvernatori vlerësoi se jo të gjitha bizneset preken njësoj, por se më shumë preket turizmi. /k.k/noa.al/