Transmetuar më 06-05-2020, 15:26

Një mjek i cili u ankua se detyrohej që të punonte, pavarësisht se ishte prekur nga koronavirusi, ndodhet në gjendje të rëndë, pasi ra këtë fundjavë nga dritarja e spitalit në rajonin e Voronezh, rreth 500 kilometër në jug të Moskës, në Rusinë perëndimore.

Lajmi raportohet nga mediat lokale, por edhe nga Moscow Times, ndërkohë që lidhur me ngjarjen policia ka nisur hetimet.

Bëhet fjalë për incidentin e tretë të ngjashëm në Rusi gjatë dy javëve të fundit, ku një personel shëndetësor bie nga dritarja, në rrethana të mistershme.

Në dy rastet e mëparshme, mjekët gjetën vdekjen e menjëhershme si pasojë e plagëve të marra.

Mjeku Alexander Shulepov, 37 vjeç i rrëzuar nga lartësia, aktualisht ndodhet në gjendje kritike me frakturë në kokë, pas rënies nga kati i dytë i spitalit, ku ishte shtruar për Covid-19.

Shulepov së bashku me një kolegun e tij filmuan një video në 22 prill, ku ankoheshin pse shefi i ekipit të spitalit, i detyronte që të punonin, pavarësisht se ishin infektuar me koronavirus. Tre ditë më vonë doli një video tjetër, ku Shulepov mohonte deklaratat e tij të fillimit, duke i cilësuar të natyrës emocionale. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE