
Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, është vënë në prangat e policisë greke në bashkëpunim me Interpol Tirana, për tu ekstraduar më tej në Shqipëri.
Nga shkëmbimit të informacioneve me homologët grekë, gjatë ditës së djeshme policia shqiptare bëri lokalizimin dhe kapjen në Greqi të Bernard Bylykbashi, 51 vjeç, banues në fshatin Lumalas, Korçë.
Po ashtu u bë edhe ekstradimi i tij në drejtim të vendit tonë nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë me vendimin e ka dënuar shtetasin e mësipërm me 5 vjet burg, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufijve”. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





