
Dhuna e egër ndaj së shoqes dhe kërcënimi me vrasje, ka bërë që një kryefamiljar në Dibër të vihet në pranga.
Mësohet se i arrestuar në kushtet e flagrancës është një 39-vjeçar, pasi dhunoi dhe kërcënoi për vrasje bashkëshorten e tij.
Uniformat blu pas informacioneve të mara, bënë arrestimin e 39-vjeçarit Lulzim Derti, banues në Dibër.
Arrestimi i tij u bë pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes, duke i shkaktuar dëmtime në trup dhe e ka kërcënuar se do ta vriste.
Ndaj Dertit hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Durrësit për veprat penale “Dhunë në familje”, “Kanosja” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





