Transmetuar më 06-05-2020, 12:21
Artan Hoxha

Në një kohë që studentët nuk po frekuentojnë auditorët për shkak të emergjencës së koronavirusi, kjo duket se nuk e pengon garën për zgjedhjet universitare.

Dekani i fakultetit të Drejtësisë, Artan Hoxha, është regjistruar i pari si kandidat për rektor të Universitetit të Tiranës.

Kjo pasi në fillim të prillit u hap gara për rektor dhe anëtarët e senatit, afat i cili përfundon në 8 maj.

Kjo pasi rektorit aktual Mynyr Koni, i përfundon mandati.

Por si do të jetë ecuria e këtyre zgjedhjeve mbetet për tu parë, në kushtet kur studentët të cilët kanë të drejtë vote, nuk pritet të marrin pjesë. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd