Transmetuar më 06-05-2020, 11:22

Kryedemokrati Lulzim Basha reagon lidhur me raportin e Freedom House për nivelin e demokracisë.

Kreu i opozitës thotë se bashkë me maskat e skaduara të qeverisë, ka rënë edhe maska e skaduar e demokracisë fasadë në Shqipëri.

Ai deklaron se Freedom House arrin në këtë konkluzion në raportin e saj të fundit që tregon se vendi ynë ka berë hapa prapa ne nivelin e demokracisë në vend: rënie në fushën e qeverisjes demokratike dhe procesit zgjedhor, vlerësim negativ për pavarësinë e gjyqësorit dhe për lirinë e mediave.

“Gjithashtu, ishte zhbërja e institucionit të parlamentit nga qeveria dhe maxhoranca që e detyruan opozitën të largohet nga institucioni. Të gjithë e shikojmë sot në kohën e pandemisë dhe krizës ekonomike sa të vërteta janë këto raporte ndërkombëtare për dështimet e qeverisë. Sepse institucionet e shtetit shqiptar nuk punojnë më për njerëzit, ato punojnë për një grup në pushtet që vjedh pasuritë publike, që gënjen dhe mashtron, dhe që i braktisi njerëzit gjatë pandemisë kur ata kishin më shumë nevojë se kurrë për shtetin”, shkruan kryedemokrati.

Ndër të tjera shton se duhet tua kthejmë institucionet njerëzve, t’ua kthejmë qeverisjen e përgjegjshme njerëzve dhe të rivendosim standardet demokratike në vend.

“Shqipëria ka potencial të jashtëzakonshëm! Ditë më të mira”, thotë në mbyllje Lulzim Basha. /a.y/noa.al

Freedom House nxjerr raportin: Shqipëria rënie në qeverisje demokratike

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd