Transmetuar më 06-05-2020, 09:55
Foto ilustruese

Një person në Tiranë ka tentuar që të vrasë me thikë kunatin e tij, duke e lënë të plagosur.

Ngjarja ka ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme, e martë, ku efektivët e komisariatit Nr. 2, pas njoftimit të marrë se në rrugën “Emin Duraku” kishte konflikt mes dy personave, ku një prej tyre kishte goditur me thikë tjetrin, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë.

Në momentin që efektivët e policisë janë afruar në vendin e ngjarjes, shtetasi R. R., 45 vjeç, është larguar me shpejtësi.

Në ndjekje të tij janë vënë forca të shumta të policisë dhe pas disa orë ndjekjeje dhe kontrollesh kanë bërë të mundur kapjen e tij.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi i shtetasit R. R., pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta goditi me thikë kunatin e tij shtetasi A. B.

Lidhur me këtë ngjarje hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë për veprat penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë, “Dhuna në familje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd