Transmetuar më 06-05-2020, 09:36

Foto ilustruese
Një person ka mbetur i plagosur, si pasojë e një aksidenti të ndodhur mëngjesin e sotëm.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 08:50, në aksin rrugor Milot-Lezhë.
Mjeti me drejtues shtetasin M.F., ka aksidentuar këmbësorin shtetasin N.P., i cili ka marrë dëmtime dhe ndodhët nën kujdesin e mjekëve spitalin e Traumës, Tiranë.
Pas aksidentit, drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme.
Aktualisht grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





